DnV publikon rezultatet preliminare, ja cila parti është e para

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 22:09
DnV publikon rezultatet preliminare, ja cila parti është e para

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet e saj preliminare për zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas DnV, e para që i prin listës është Lëvizja Vetëvendosje, e dyta PDK, dhe e treta LDK.

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato jashtë vendit.

Lëvizja Vetëvendosje mori 40.4 për qind me një margjinë të gabim 1.44%

Partia Demokratike e Kosovës mori 21.7 për qind me një margjinë të gabim +-1.45%

Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17.5 për qind me një margjinë të gabim +-0.97%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 7.2 për qind me një margjinë të gabim 0.82%

Koalcioni për familje mori 2.4 për qind me një margjinë të gabim +-0.21%

Lista Serbe mori 5.4 për qind me një margjinë të gabim +-1.68%

(Kosova Sot Online)