Osmani kërkon që çdo votë të numërohet saktë

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 07:11
Osmani kërkon që çdo votë të numërohet saktë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përgëzon qytetarët që edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.

Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë.

”Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)