Vetëvendosje në Podujevë e para me afër 50%

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 13:05
Vetëvendosje në Podujevë e para me afër 50%

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në Komunën e Podujevës kjo parti ka marrë 49.92%, pasuar nga LDK me 29.42%, ndërsa PDK e treta me 15.56%.

Rezultati përfundimtar i votimeve do të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit me 120 ulëse, ndërkaq deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

(Kosova Sot Online)