Rrëzohet helikopteri në një pyll në Gjermani

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 14:00
Rrëzohet helikopteri në një pyll në Gjermani

Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, shkruajnë mediat e huaja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aksidenti ndodhi pranë aeroportit model Greding të Bavarisë.

“Dy burra u vranë në një aksident me helikopter ultra të lehtë në Frankoninë e Mesme. Helikopteri u rrëzua në një pyll”, tha zëdhënësja e policisë Janine Mendel.

Një ekspert i Byrosë Federale të Hetimit të Aksidenteve të Avionëve dhe dy specialistë të policisë kriminale ndodhen në vendin e aksidentit.


(Kosova Sot Online)