
Prokuroria kërkon nga KQZ informata

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë dje ka kaërkuar marrjen e informatave nga KQZ për të vërtetuar nëse ka elemente të ndonjë vepre penale lidhur me mosfunksionimin e uebfaqes së KQZ’së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo.”
Të dielën pas mbylljes së qendrave të votimit, KQZ ka filluar të publikojë të dhënat mbi rezultatet preliminare mirëpo më pas filloi të ketë probleme teknike dhe ra sistemi.
(Kosova Sot Online)