Policia kryen bastisje në Mitrovicën e Jugut

  • A.P /
  • 12 February 2025 - 09:33
Policia kryen bastisje në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në Mitrovicën e Jugut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tetë fishekë.

“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari i moshës së mitur, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)