Sot protestohet para Komunës së Gjilanit

  • A.P /
  • 14 February 2025 - 08:39
Sot protestohet para Komunës së Gjilanit

Para Komunës së Gjilanit sot do të mbahet një protestë për gruan që raportohet se u përdorë për trafikim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari për këtë rast ishte arrestuar ditë më parë. Prokuroria Themelore në Gjilan kishte marrë vendim që të bëhet hetim për rastin e A.S., nga Gjilani, fotografitë e së cilës janë shpërndarë dje në rrjete sociale.

Protesta do të mbahet nga ora 13:00.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se hetimi në fjalë bëhet pas postimeve nga qytetarët të të dëmtuarës A.S., me lëndime të rënda trupore.

(Kosova Sot Online)