KQZ del me njoftim të rëndësishëm

  • A.P /
  • 15 February 2025 - 12:14
KQZ del me njoftim të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Komunale të Numërimit, ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në tetë komuna, përfshirë Novobërdën, Obiliqin, Shtërpcën, Junikun, Hanin e Elezit, Parteshin, Ranillugun dhe Kllokotin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Procesi i numërimit është duke vazhduar edhe në 26 qendra komunale të numërimit.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533”, njofton KQZ

“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 8 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug dhe Kllokot.

Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)