
Parashikimi i motit për ditën e martë në Kosovë

Kosova, sot do të përballet me mot të ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa mjegulla do të jetë e pranishme si në orët e mëngjesit ashtu dhe të mbrëmjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Temperaturat do të luhaten nga -4 °C deri në 2 °C, ndërsa në zonat malore priten vlera nga -9 °C deri në -4 °C.
(Kosova Sot Online)