KQZ përditëson të dhënat e fundit

  • A.P /
  • 22 February 2025 - 09:00
KQZ përditëson të dhënat e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me votat e kandidatëve për deputetë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në përditësimin e bërë me 99.96%, është vërejtur edhe rritje e votave për liderët kryesorë dhe kandidatët për kryeministër të të gjitha partive.

I pari i VV-së, Albin Kurti deri me tani ka marrë 290729 vota.

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratikë të Kosovës, Bedri Hamza, ka marrë 164368 vota.

Ndërsa kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, deri më tani ka 93206 vota.

I pari i LDK-së, dhe njëherësh kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, deri tash ka 126280 vota.

Kurse, kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përditësimin e fundit të bërë nga KQZ, ka 42658 vota.

(Kosova Sot Online)