
Dy vëllezër rrahen mes vete, bëhen për spital

Në një familje në Leposaviq, ku janë rrahur dy vëllezër pas një konflikti verbal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se fillimisht dy të dyshuarit, të moshave 32 dhe 38-vjeçar janë rrahur me njëri – tjetrin, ku si pasojë e sulmit fizik kanë pësuar edhe lëndime trupore.
Rasti është denoncuar menjëherë dhe si rezultat, ka intervenuar një njësi policore.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti.
Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj dy vëllezërve të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën “Dhunë në familje” dhe masën e ndalimit policor.
(Kosova Sot Online)