Vjosa Osmani uron Bullgarinë për ditën e çlirimit

  • A.P /
  • 03 March 2025 - 13:42
Vjosa Osmani uron Bullgarinë për ditën e çlirimit

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar popullin dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në ditën e tyre të çlirimit, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se lidhjet me Bullgarinë bazohen në miqësi ndërshtetërore.

“Lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë bazohen në miqësi dhe bashkëpunim, dhe ne mbetemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)