
Zvicra zgjeron sanksionet kundër Rusisë

Qeveria zvicerane miratoi 16 sanksionet e reja të BE-së kundër Moskës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“48 individë të tjerë dhe 35 subjekte janë sanksionuar me ngrirje të aseteve dhe ndalim të ofrimit të fondeve dhe burimeve ekonomike,” njoftoi Këshilli Federal.
“Individëve u ndalohet gjithashtu hyrja apo kalimi tranzit në Zvicër.”
Paketa më aktuale e sanksioneve parashikon gjithashtu një sërë masash të mëtejshme kundër Rusisë, “përfshirë në fushën e mallrave, financave dhe shërbimeve”.
(Kosova Sot Online)