
KQZ vendos për rinumërimin e 50 vendvotimeve

KQZ sot ka miratuar rekomandimet për rinumërimin e 50 vendvotimeve gjatë mbledhjes së sotme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
35 prej tyre janë në Vushtrri.
Prezantimin e bëri anëtari i PDK’së, Arianit Elshani, derisa pro votuan 9 anëtarë.
Drejtori i Sekretariatit të KQZ’së, Besnik Buzhala, tha se janë të gatshëm që sot të nisin rinumërimin e kutive të votimit nëse KQZ merr vendim për rinumërim.
Ndërsa sa u përket vlerësimit të kutive të votimit jashtë Kosovës që janë 177 gjithsej, Buzhala tha se po presin afatin e ankesave në Supreme.
“Nesër mund të fillojmë me hapjen e 177 kutive me qëllim vlerësimin e fletëvotimeve të pavlefshme në përputhje me vendimin e PZAP’së, ose më së voni të mërkurën në mëngjes”, tha ai.
(Kosova Sot Online)