
KQZ në pritje të Gjykatës Supreme

Mbi gjashtë javë janë bërë që prej kur u mbajtën zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe ende nuk ka ndonjë certifikim të rezultateve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Për këtë situatë Gjykata Supreme ka afat pesë ditë për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike, ndërsa sot ata janë në ditën e tretë.
“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
(Kosova Sot Online)