Erdogan: Opozita është përgjegjëse për protestat

  • A.P /
  • 25 March 2025 - 08:32
Erdogan: Opozita është përgjegjëse për protestat

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se partia kryesore opozitare e Turqisë është “përgjegjëse për plagosjen e policëve në sulmet e vandalëve”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Erdogan ka bërë thirrje që të ndalojnë protestat ka shkruar BBC.

Derisa shton se “opozita nuk duhet të luajë me nervat e popullit”.

“Në vend që t’u përgjigjen akuzave për korrupsion, grabitje, ryshfet dhe zhvatje, ata kanë bërë deklaratat më të ndyra dhe të paligjshme në historinë tonë politike për pesë ditët e fundit”.

“Mos prishni qetësinë e qytetarëve tanë me provokime”.

“Unë besoj se nëse [opozitës] i mbetet ndonjë respekt, ata do të turpërohen për të keqen që i kanë bërë vendit.” 

(Kosova Sot Online)