Trump akuzohet se ka fjetur gjatë një takimi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi se i mbylli sytë gjatë mbledhjes së fundit të kabinetit sepse, siç tha ai, ishte “shumë i mërzitur”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Trump shpjegoi se nuk donte që të gjithë anëtarët e kabinetit të flisnin, duke pasur parasysh se mbledhja e mëparshme zgjati tre orë.
Pas kësaj, u shfaqën komente se ai i mbylli sytë gjatë bisedës, raporton B92.
“Shikoni, u bë mjaft e mërzitshme. Ishte e mërzitshme, por unë nuk flija. Thjesht mbylla sytë dhe doja që të mbaronte dhe të largohesha që andej sa më shpejt të ishte e mundur”, tha Trump duke qeshur.
Presidenti amerikan shtoi se, në rast se do të binte në gjumë, do ta kishin zgjuar Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth.
(Kosova Sot Online)
