Begaj përkujton dëshmorin e UÇK-së, Indrit Cara

  • A.P /
  • 31 March 2025 - 15:04
Begaj përkujton dëshmorin e UÇK-së, Indrit Cara

Presidenti i Shqipërisë , Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të “Dëshmorit të Kombit” Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies së tij në luftën për çlirimin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë rast u inaugurua monumenti kushtuar heroit nga Kavaja.

Presidenti vendosi një kurorë me lule në shtatoren e “Ushtar Kavajës” si shenjë respekti për sakrificën e Carës, i cili la jetën në frontin e luftës për lirinë e Kosovës.

Në fjalën e tij, Begaj theksoi vendosmërinë dhe atdhedashurinë e Indrit Carës, i cili la Anglinë për t’iu bashkuar luftës për liri, duke e cilësuar atë një simbol të guximit dhe frymëzimit për brezat e rinj.

(Kosova Sot Online)