
Njihuni me parashikimin e motit për të mërkurën

Të mërkurën parashihet që të kalojnë më shpesh vransira, sidomos nga pjesë qëndrore e lindore të vendit, ku përreth zonave malore mund të shfaqen kushte për riga lokale shiu, apo ndonjë rrebesh të dobët dëbore në vise të larta malore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Minimalet ende të ulëta, zbresin në -4C e -2C, ndërsa temperaturat maksimale në rritje, shkojnë deri në 10C e 13C.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e veriperëndimore 4-8m/s.
(Kosova Sot Online)