Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit

  • A.P /
  • 15 April 2025 - 11:10
Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës me një orë vonesë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ajo ishte paraparë të niste në orën 10:00, por nisi një orë më pas.

Seancën po e udhëheq deputeti më i vjetër Avni Dehari i Vetëvendosjes dhe deputetja më e re, Sala Jashari e PDK-së.

Seanca e sotme ka vetëm katër pika:

Formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve
Betimi i 120 deputetëve të rinj
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit
Zgjedhja e nënkryetarëve.


(Kosova Sot Online)