GJKKO lë në burg Erion Veliajn

  • A.P /
  • 23 April 2025 - 15:45
GJKKO lë në burg Erion Veliajn

Apeli i GJKKO ka lënë në burg kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prapa hekurave që prej datës 10 shkurt të këtij viti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mësohet se në seancën e sotme Gjykata e Posaçme u njoh me informacionin dy mujor dhe veprimet hetimore të kryera nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme, nga ana e saj ka deklaruar se gjatë kësaj kohe janë kryer 114 veprime hetimore që lidhen me dosjen ndaj Veliajt.

(Kosova Sot Online)