
Dehari propozon 'votim të fshehtë' për kryetarin e Kuvendit

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë të nëntë në përpjekje për të konstituar kuvendin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Me qëllim të hapjes rrugë për zhbollikim e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë me vletëvotime fizike”.
(Kosova Sot Online)