
Kurti e uron kancelarin Merz: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Friedrich Merz në zgjedhjen e tij si kancelar i ri i Gjermanisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Merz u zgjodh sot me shumicë votash, teksa Kurti thotë se mezi pret bashkëpunimin.
“Urimet më të ngrohta për Friedrich Merz për marrjen e mandatit. Shtetet tona janë të lidhura thellë mbi vlerat e ndara dhe vizionin e përbashkët për Evropën. Mezi pres të bashkëpunojmë”, shkroi Kurti.
(Kosova Sot Online)