
Kurti: Zgjedhjet mund të përsëritën

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka folur për bllokadën në Kuvendin e Kosovës dhe vështirësitë që të sigurojë 61 vota për emrin e Albulena Haxhiut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti s’ka përjashtuar zgjedhjet e reja dhe sipas tij mund të përsëriten zgjedhjet, mund të përsëritet rezultati, por edhe mund të thellohet në favor të partisë së tij.
“Zgjedhjet mund të përsëritet. Por edhe rezultati jo vetëm që mund të përsëritet por edhe mund të thellohet në favor të VV-së”, ka thënë Kurti.
(Kosova Sot Online)