
Zemaj: Askush s’dëshiron të bashkëpunojë me Vetëvendosjen

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosjes i takon që të ofrojë një mundësi të re për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë edhe se ka një tentativë për kapjen e Kuvendit.
‘‘Ka një tentativë edhe të kapjet të institucionit të Kuvendit, kjo është e dëmshme edhe për vetë zhvillimet që janë në Kosovë.. Partia e parë e ka për obligim që të ofrojë një mundësi të re për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit por edhe të qeverisë së ardhshme. Zgjedhjet e kanë dhënë këtë rezultat, ndërsa situatën e ka krijuar LVV-ja që siç duket askush nuk dëshiron që të bashkëpunojë me të’’, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)