Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës

  • A.P /
  • 20 May 2025 - 11:24
Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër në ora 11:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo do të jetë hera e 19’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ky proces ka ngecur te pika e votimit të kryeparlamentarit. VV po këmbëngul në kandidaten e tyre, Albulena Haxhiu, propozim që nuk po gjen përkrahjen e opozitës. Partitë tjera kanë kërkuar që Kurti ta ndërrojë kandidaten, pasi sipas tyre Haxhiu është “figurë përçarëse”.

(Kosova Sot Online)