Kuvendi i Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 22 May 2025 - 11:00
Kuvendi i Kosovës del me njoftim

Nesër do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00, ka njoftuar Kuvendi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dje për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë dështoi konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deputetët e partive opozitare s’e mbështetën formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin, të cilin e propozoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Me këtë formë të votimit erdhi pas dështimit radhazi të kandidates së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për t’u bërë kryeparlamentare.

Në deklarimet pas seancës së djeshme, përfaqësuesit e partive politike nuk dhanë shenja se do të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

(Kosova Sot Online)