
Kuvendi i Kosovës del me njoftim

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar një njoftim për vazhdimin e seancës konstituive nesër nga ora 11:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo do të jetë hera e 22’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.
Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.
Për këtë pozitë, VV po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.
(Kosova Sot Online)