Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

  • A.P /
  • 29 May 2025 - 13:10
Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ambasada e Gjermanisë në një postim të fundit shkroi se Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës – por se për këtë gjë nevojitet veprim nga qeveria kosovare në zbatimin e zotimeve të marra në dialogun e ndërmjet nga BE mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Gjermania mbetet fort e përkushtuar që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës – dhe synimi është i arritshëm. Por, Kosovës i duhet të veprojë tani, përfshirë përmbushjen e zotimeve nën dialogun e lehtësuar nga BE”, shkroi ambasada.

 

(Kosova Sot Online)