
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Të premten, moti në Kosovë do të karakterizohet nga vranësira të shumta që do të kalojnë mbi vend, megjithëse gjatë pasdites ato pritet të shpërndahen gradualisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në disa zona, vranësirat mund të sjellin ndonjë rigë të lehtë shiu. Gjatë ditës do të fryjnë erëra hove-hove të forta, që mund të krijojnë kushte të paqëndrueshme përkohësisht.
E shtuna sjell përmirësim të kushteve atmosferike, me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Ndërkohë, e diela pritet të jetë dita më e ngrohtë e fundjavës, me mot kryesisht me diell dhe temperatura në rritje.
(Kosova Sot Online)