
Dështon edhe përpjekja e 24-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës edhe sot ka dështuar të vazhdojë seancën konstituive, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sikur në seancat paraprake, ka vazhduar me përpjekjen për formimin e komisionit zgjedhor për të organizuar votimin e fshehtë për Albulena Haxhiun.
Megjithatë 53 deputetë kanë votuar “për”, vota ta pamjaftueshme për të shkuar tutje.
Dehari ka ndërprerë seancën dhe ka thënë se seanca e radhës do të jetë më 2 qershor.
Kjo shënon përpjekjen e 24-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
(Kosova Sot Online)