Begaj për Kurban Bajram: Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë

  • A.P /
  • 06 June 2025 - 10:07
Begaj për Kurban Bajram: Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar festën e Kurban Bajramit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se Kurban Bajrami është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë”.

“Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!  Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, ka shkruar Begaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)