
Tahiri: VV ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit

Deputeti i betuar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se shpreson që VV-ja të reflektojë dhe të marr për bazë kërkesën e partisë së tij për të ndërruar kandidatin për kryetar të Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Shpresoj që të reflektojnë dhe t’i përgjigjen kërkesës së PDK-së, në këtë rast që ta vendosin për votim një kandidat i cili është i pranueshëm për të gjithë dhe t’i hapim rrugë votimit të qeverisë pastaj”, u shpreh Tahiri.
(Kosova Sot Online)