
Dështon edhe seanca e 28’të për ta konstituuar Kuvendin

Edhe sot kur është hera e 28-të që deputetët e zgjedhur dështuan të konstituojnë legjislaturën e nëntë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Avni Dehari kryesues i seancës konstituive, sërish e hodhi në votim komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë, përmes të cilit do të zgjidhej kryeparlamenti, megjithatë i njëjti dështoi të merrte përkrahjen nevojshme nga partitë.
Dehari bëri të ditur se në sallë ishin të pranishëm 85 deputetë.
Nga të cilët, ‘‘për’’ ishin 48 deputetë , ‘‘kundër’’ s’ka pasur dhe as ‘‘abstenim’’ s’ka pasur.
Seanca e radhës do të mbahet me 9 qershor, në ora 11:00.
(Kosova Sot Online)