IKSHPK bën thirrje për vaksinim

  • A.P /
  • 09 June 2025 - 12:43
IKSHPK bën thirrje për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton opinionin publik se në vendin tonë gjatë periudhës 05–30 maj 2025 janë raportuar 23 raste të konfirmuara me fruth, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përhapja, sipas komunave: Ferizaj (14 raste), Prishtinë (4 raste) Shtime (2 raste), Lipjan (1 rast), Fushë Kosovë (1 rast) dhe Kaçanik (1 rast). Numri më i madh i rasteve të raportuara janë nga komuna e Ferizajt (60.9%) dhe shumica në mesin e fëmijëve të moshës 1–2 vjeç.

“Të gjitha rastet janë të pa vaksinuara dhe mbi 85% të tyre janë të lidhura me institucione parashkollore (çerdhe/kopshte)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(Kosova Sot Online)