
Albin Kurti viziton komunën e Mitrovicës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkuar për takim në zyrën e kandidatit për kryeministër të PDK-së, aktualisht kryetar i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamzës.
Ky takim mes tyre, nuk është bërë publik më parë dhe nuk dihet cila është arsyeja e kësaj vizite të papritur të Kurtit atje.
Kryeministri në detyrë edhe atje vendosi të mos flasë se për çka ka shkuar dhe për çfarë do të bisedojë me Hamzën në takim.
Poashtu Kurti, ka vizituar sot Komunën e Mitrovicës së Veriut. I shoqëruar nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ai është pritur nga kryetari i kësaj komune Erden Atiq.
Pamjet janë publikuar nga medium serb lokal Kontakt Plus.
Pas kësaj vizite, Kurti është nisur drejt komunës veriore të Mitrovicës.
Atje Kurti është duke mbajtur një takim me kryetarin Besdri Hamza, njëherit kandidatit PDK-së për për kryeministër.
Kosovski premijer u tehničkom mandatu, Aljbin Kurti danas je posetio Opštinu Severna Mitrovica pic.twitter.com/nqg6bCBPvm
— Kontakt Plus (@Kontakt_Kosovo) June 9, 2025
(Kosova Sot Online)