Deputetët kanë dështuar edhe në përpjekjen e 30-të për konstituimin e Kuvendit

  • A.P /
  • 11 June 2025 - 11:30
Deputetët kanë dështuar edhe në përpjekjen e 30-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës kanë dështuar edhe në përpjekjen e 30-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga 93 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 52 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit.

Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.

Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi si zakonisht se ajo do të vazhdojë pasnesër (të premten) në orën 11:00.

(Kosova Sot Online)