Trump paralajmëron armëpushim në Gaza

  • A.P /
  • 28 June 2025 - 08:44
Trump paralajmëron armëpushim në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump në një deklarim për gazetarë nga Zyra Ovale ka parashikuar se do të ketë një armëpushim në Gaza diku “brenda javës së ardhshme”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të premten, Trump e quajti situatën në Gaza një “situatë të tmerrshme”, por shprehu optimizëm se së shpejti mund të ketë një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan Fox News.

“Mendoj se është afër. Sapo fola me disa nga njerëzit e përfshirë”, ka thënë presidenti amerikan.

“Ne mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim”, ka shtuar tutje ai. 

(Kosova Sot Online)