Qentë endacakë rrezikojnë jetën e qytetarëve

  • 12 February 2016 - 20:27
Qentë endacakë rrezikojnë jetën e qytetarëve

Komuna i ka ndarë 7 mijë euro për vaksinimin e qenve

Qentë endacakë janë kthyer në një makth të vërtetë për banorët e shumë lagjeve të qytetit të Prizrenit. Banorët ankohen se shteti nuk po bën sa duhet për eliminimin e tyre. Ndryshe, Komuna e Prizrenit ka nisur projektin për trajtimin e qenve endacakë. Pal Geci, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Prizrenit, shprehet se është ndarë një fond prej 40 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë, por, sipas tij, Komuna është e kufizuar që të bëjë diçka më shumë në këtë drejtim.“Tashmë dihet se me rregullore ndalohet eliminimi i qenve endacakë, por ata duhet të trajtohen”, tregon drejtori Gecaj. Sipas tij, këtë vit planifikohet të bëhet vaksinimi i 3500 qenve. Për këtë Komuna ka ndarë 7 mijë euro, kurse pjesën tjetër të mjeteve të nevojshme do ta sigurojë ministria. 

Por, banorët shprehen se ky është një problem urgjent, veçanërisht në këta muaj të dimrit. Ankesa më të shumta kanë lagjet periferike të qytetit dhe në fshatra. Adem Berisha, nga Prizreni tregon se qentë endacakë domosdo se rrezikojnë lirinë të qytetarëve.“Kështu unë detyrohem që të zgjohem herët për të përcjellë nipat e mbesat për në shkollë nga lagjja "Bajram Curri", ngase në shumë hapësira dhe periferi të kësaj lagje për fat të keq ka shumë qenë endacakë.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)