Marta Kos: Presim që Kosova të formojë qeverinë e re

  • A.P /
  • 01 July 2025 - 10:35
Marta Kos: Presim që Kosova të formojë qeverinë e re

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha për Kosovën se po presin formimin e qeverisë së re “për t’u fokusuar me energji të plotë në procesin e anëtarësimit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tek foli për Planin e Rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, rreth 6 miliardë euro në formë granti nga BE-ja dhe një pjesë në formë kredie, ajo tha se tani gjithçka është në duart e shteteve të Ballkanit.

Kosova parashihet të marrë rreth 900 milionë euro nga kjo pako. Procesi është bllokuar në mungesë të konstituimit të Kuvendit.

Kos shtoi se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani.

“Ka konsensus për zgjerim tani. Por dritarja e mundësisë, mund të mos jetë aty përherë. Po shohim përparim”, tha ajo, teksa theksoi përparimin e Shqipërisë me hapjen e negociatave muajve të fundit.


(Kosova Sot Online)