Zelenskyy viziton Danimarkën për mbështetje

  • A.P /
  • 03 July 2025 - 12:38
Zelenskyy viziton Danimarkën për mbështetje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur sot në Danimarkë për të marrë pjesë në një ceremoni që shënon fillimin e presidencës daneze të Bashkimit Evropian, e cila nisi më 1 korrik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas The Guardian, i ftuar nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen, Zelenskyy do të takohet edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, për bisedime rreth anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Në një deklaratë për shtyp, Frederiksen ka thënë se “Ukraina i takon BE-së,” dhe ka premtuar se “do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën në rrugën drejt anëtarësimit në BE.”

Bëhet e ditur se, Zelenskyy do të ketë së shpejti edhe një takim me monarkun danez, Mbretin Frederik X.

(Kosova Sot Online)