Arrestohen tre persona Pejë

  • A.P /
  • 04 July 2025 - 10:00
Arrestohen tre persona Pejë

Tre persona në Pejë kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme. Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit është i mitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga PK-ja është bërë e ditur edhe se, gjatë vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve.

Po ashtu, në raport bëhet e ditur edhe se njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

‘‘VJEDHJE E RËNDË

Pejë 29.06.2025-00:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) pasi që, dyshohet që kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar Policia.


(Kosova Sot Online)