
Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave

Me nismën e Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, në Mitrovicë të Veriut nisi të hënën një peticion kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gurëthemelet e tyre u vendosën më 1 korrik, me praninë e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Qeveria e Kosovës ndau rreth tre milionë euro për ndërtimin e dy urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për trafik – dhe punimet rreth tyre pritet të përfundojnë në vjeshtë.
(Kosova Sot Online)