
Zbulohet depo e përdorur për narkotikë

Njësitet policore në Kaçanik kanë ndërhyrë në një depo të braktisur në fshatin Bob, pas marrjes së informatave se aty po konsumoheshin substanca narkotike nga persona të panjohur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në një derë të hapur të depos dhe brenda saj në një sirtar ka gjetur dhe sekuestruar 31 paketime të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme 14.43 gramë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
(Kosova Sot Online)