
Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare

Me ardhjen e mërgimtarëve, kanë nisur edhe pritjet nëpër pikat kufitare për të hyrë në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 1 orë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë për të hyrë në Kosovë.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Muçibabës, pritjet arrijnë deri në 40 minuta.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimet e tjera, kohëzgjatja e pritjeve është më e shkurtër, duke u lëvizur nga 10 deri në 15 minuta.
(Kosova Sot Online)