Vdiq vajza e akademikut Rexhep Qosja

  • A.P /
  • 29 July 2025 - 10:10
Vdiq vajza e akademikut Rexhep Qosja

Mëngjesin e së martës ka vdekur Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i së ndjerës, Valjet Rexhepi.

Ai ka njoftuar se varrimi i të ndjeres do të bëhet sot, më 29 korrik 2025, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 13:00.

Ndërkaq  e pamja do të mbahet në hotelin “Grand” në Prishtinë për dy ditë.

“Me pikëllim ju njoftojmë se sot, më 29 korrik 2025, ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi.Varrimi i saj do të bëhet po sot, në orën 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës. E pamja do të mbahet në hotelin “Grand” në Prishtinë për dy ditë: të mërkurën dhe të enjten, nga ora 10:00 deri në 18:00, duke filluar nga dita e nesërme, e mërkurë. E pamja do të mbahet në hotelin “Grand” në Prishtinë për dy ditë: të mërkurën dhe të enjten, nga ora 10:00 deri në 18:00, duke filluar nga dita e nesërme, e mërkurë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)