Abazi: Jam bashkëfajtor që Albin Kurti është sot në pushtet

  • A.P /
  • 29 July 2025 - 11:48
Abazi: Jam bashkëfajtor që Albin Kurti është sot në pushtet

Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe e quajti narcizoid politik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Madje ai tha se është bashkëfajtor që Kurti është në pushtet dhe publikisht u kërkoi falje njerëzve.

“Ne kemi të bëjmë me një narcizoid politik, unë po them për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar afër, kam qenë zv,kryeministër në kohën kur është bërë për herë të parë e të vetme kryeministër prej opozitës 15-vjeçare”.

“Unë sot i kërkoj falje publikisht secilit njeri që kam menduar bashkë me ta që përfundoi tranzicioni dhe po fillon etapa e zhvillimeve të mëdha të Kosovës. Unë jam bashkëfajëtor që një njeri si ai është në pushtet sot”, u shpreh tutje Abazi.

(Kosova Sot Online)