IPK zbulon mospërputhje mes radarëve dhe dënimeve

  • A.P /
  • 30 July 2025 - 09:40
IPK zbulon mospërputhje mes radarëve dhe dënimeve

Dyshimet se zyrtarët policorë nuk po i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet e kryera në trafik kanë shtyrë Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK) të ndërmarrë një inspektim të jashtëzakonshëm në fushën e “Përdorimit të teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky inspektim ad hoc kishte për qëllim të analizojë mënyrën e përdorimit të pajisjeve digjitale për matjen e shpejtësisë, si dhe të verifikojë nëse njësitë e trafikut mund të jenë të ekspozuara ndaj abuzimeve gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. IPK njoftoi se inspektimi ka shërbyer si një mundësi për të vlerësuar përdorimin efektiv të këtyre teknologjive dhe për të hetuar mospërputhjet e mundshme ndërmjet të dhënave të radarëve dhe gjobave të shqiptuara.

(Kosova Sot Online)