Prokuroria Speciale mirëpret dënimin e Pleskoviqit

  • A.P /
  • 31 July 2025 - 12:21
Prokuroria Speciale mirëpret dënimin e Pleskoviqit

Prokuroria Speciale e ka mirëpritur aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore me 15 vjet burgim për Millosh Pleskoviqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mirëpret aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 15 vitesh ndaj M.P., i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren.”

Prokuroria thotë se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre.

“Gjithashtu, ky aktgjykim fuqizion përpjekjet dhe angazhimin e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë luftës, si dhe për të siguruar që autorët të përballen me drejtësinë.”

(Kosova Sot Online)