Vdekja e 35-vjeçarit në Ujman, zhytësi jep detaje

  • A.P /
  • 31 July 2025 - 13:47
Vdekja e 35-vjeçarit në Ujman, zhytësi jep detaje

Para dy ditësh, pas kërkimeve intensive, Forca e Sigurisë së Kosovës arritën ta gjenin trupin e pajetë të 35-vjeçarit Rrahim Latifit në Liqenin e Ujmanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njëri nga zhytësit tha se familjarët e Latifiti ishin të mirëkuptueshëm dhe se të njëjtit i kanë kërkuar zhytësit që të mos rrezikonte jetën.

Ai tregoi edhe se si u ndjen familjarët e të ndjerit kur FSK kishte shkuar në vendngjarje.  

‘‘Familjarët kanë qenë shumë të mirëkuptueshëm, edhe i falënderoj shumë ku gjithmonë, gjithë ma kanë bo ‘’mos rreziko më’’. Se brenda ditës me u fut tri herë është jashtë normës së zhytjes.  Kur morën vesh që po vijnë edhe FSK ata njëfarë forme u gëzun sepse e dinin që po bëhet një punë edhe më e madhe’’, ka thënë ai mes tjerash.


(Kosova Sot Online)